Inzaghi vlerëson Asllanin: Ka personalitet, vlerë e shtuar për ekipin tonë!

Interi fitoi edhe miqësoren e dytë ditën e djeshme duke mundur me lehtësi 4-1 Luganon në testin miqësor. Në fushë nga minuta e parë ishte dhe Kristjan Asllani, i cili u bë menjëherë protagonist duke dhënë asist që në minutën e e tretë.

Simone Inzaghi e vlerëson shumë 20-vjeçarin, të cilin e mbajti në fushë 88 minuta.

“Jam i kënaqur me atë që pashë në fushë. Kemi vetëm katër ditë së bashku, por zhvilluam një ndeshje të organizuar dhe serioze. Ne e donim me çdo kusht Asllanin në ekip.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka treguar personalitet të madh në ditët e para me ne, pavarësisht se është shumë i ri. Në atë rol luan Brozovic, por Asllani do të jetë një vlerë e shtuar gjatë sezonit”, deklaroi Inzaghi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?