Irani merr një fitore historike ndaj Uellsit, shënon dy gola në “frymën e fundit” (VIDEO)

Irani arrin të marrë një fitore historike dhe spektakolare, 2-0 ndaj Uellsit, duke rihapur shpresat për një kualifikim të mundshëm. Skuadra e Bale me shokë zhvilluan një ndeshje për t’u harruar.

Irani shënoi golin e avantazhit në minutën e 15-të, por arbitri e anuloi për shkak se një nga lojtarët ishte në pozicion jashtë loje. Më në pjesën e parë nuk do të kishte më raste shumë të rrezikshme.

Në fillimin e pjesës së dytë, Irani do të ndalej dy herë nga shtyllat në harkun e pak sekondave. 5 minuta nga fundi i ndeshjes, portieri Hennessey do të shkaktonte një faull të rëndë duke ndalur sulmuesin e Iranit, i cili po shkonte drejt portës së boshatisur.

Arbitri akordoi 9 minuta shtesë, të cilat do të shfrytëzoheshin mjaft mirë nga iranianët për të realizuar në fundin e shtesës. Roozbeh Cheshmi shënoi një super gol me një goditje në hyrje të zonës, duke e dërguar në cepin e portës.

Irani nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 111-të, Ramin Rezaeian përfiton nga një kundërsulm i shpejt, duke vulosur shifrat me një parabël të lehtë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP