Irina Shayk: Krah me Ronaldon, ndihesha e “e shëmtuar”

Cristiano Ronaldo-s mund të jetë ëndërr për miliona vajza në botë, por ish- e dashura e tij, modelja ruse Irina Shayk është shprehur se është ndjerë “e shëmtuar dhe  e pasigurtë”, në krah të njeriut të gabuar.  Modelja ruse shtoi se e kishte lënë sulmuesin e Real Madrid për pabesi, duke e përshkruar njeriun perfekt të jetës së saj si “besnik dhe të ndershëm”.  Ajo tha për revistën spanjolle Hola: “Mashkulli im perfekt është besnik, i ndershëm dhe që di si t’i trajtojë femrat. Nuk kam besim te burrat që nuk na bëjnë të lumtur, sepse ata janë djem, nuk janë burra. Mendoja se e kisha gjetur mashkullin tim ideal, por u gabova.” Më tej bukuroshja shtoi : “Unë mendoj që një femër ndihet e shëmtuar kur ka në krah mashkullin e gabuar. Unë u ndjeva e shëmtuar dhe e pasigurtë”.  Duke deklaruar se ishte fundi i marrëdhënies ishte gjëja më e mirë, modelja e Victoria’s Secret tha po ashtu për revistën : “Çdo marrëdhënie është e vështirë, prandaj duhet ta dish se çfarë mashkulli do në krah dhe t’i njohësh vlerat dhe të dish se çfarë është e rëndësishme në jetën e tyre.  Nëse qëndron me dikë, është sepse po ecni në të njëjtin drejtim, dhe të dy po kërkoni për të njëjtën gjë. Të dy duhet të keni të njëjtin koncept për rëndësinë e një marrëdhënieje. Unë i dua meshkujt e ndershëm, ata që i janë besnikë femrave të tyre.” Kësisoj Cristiaano Ronaldo ka marrë një shuplakë të fortë, pas ndarjes ngë Irina edhe publikisht.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?