Ironia e Pellegrini: Sikur ndaj Barçës, të luajmë edhe ne me 11 lojtarë!
Në prag të sfidës ndaj Barcelonës, në Champions League trajneri i Mançester Sitit ka “kopjuar” disi stilin e kolegu të tij te Çelsi, Jose Mourinho. Në kohën kur “Special One” drejtonte Realin e Madridit përpara një sfide ndaj Barçës deklaronte se do të kishte shumë dëshirë që ta përfundonte “El Clasico” me forca të barabarta, pasi në shumicën e rasteve “Los Blancos” i mbyllnin ndeshjet ndaj katalanasve me një futbollist më pak. Të njëjtën gjë deklaroi edhe trajneri kilian i Siti, skuadra e të cilit pas fitores së fundit në Premier League, 5-0 me Njukasëll, është afruar pesë pikë larg vendit të parë që mbahet nga Çelsi. Blutë barazuan 1-1 me Burnley, duke lënë dy pikë, në fundjavë. Dy ndeshjet e raundit të 1/8-ave të vitit të kaluar ndaj Barcelonës, Siti i mbylli me 10 lojtarë, pasi në “Etihad Stadium” u ndëshkua me karton të kuq Martin Demikelis, ndërsa në “Camp Nou” Pablo Zabaleta. Pelegrini shpreson shumë që në këtë rast skuadra e tij të mos i përfundojë takimet me një futbollist më pak. Tekniku i Mançester Sitit komentoi edhe humbjen e Barcelonës ndaj Malagas, skuadra e drejtuar prej tij 3 sezone më parë. – “Në futboll të tilla humbje janë të pranueshme, pasi nuk ka skuadra të lehta. Gjithsesi kjo disfatë e Barçës ne nuk na favorizon aspak, pasi ata do të përpiqen të reagojnë të martën në Etihaad Stadium. E vetmja gjë që kërkoj nga kjo sfidë është që këtë herë ta mbyllim takimin me forca të barabarta. Ndërhyrja e Demikelis ndaj Mesit një vit më parë ishte shumë e vështirë për t’u gjykuar nga ana e gjyqtarit, por vendimi i tij na penalizoi. Jonas Erikson akordoi një penallti që nuk ishte dhe ndëshkoi Demikelisin me karton të kuq. Edhe në “Camp Nou” na u desh të luanim për një pjesë të mirë të ndeshjes pa Zabelata. Dëshira ime më e madhe është që këtë herë një situatë e tillë të mos përsëritet.” – theksoi Pellegrini.
Champions League
Raundi i 1/16 -ve
24 shkurt
20:45 Juve -Borusia D.
20:45 Manchester C. – Barcelona
25 shkurt
20:45 Arsenal – Monaco
20:45 Bayer L. – Atletico Madrid
KOHA JONË SONDAZH

