Isak drejt Liverpoolit, transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier League
24 orët e fundit kanë qenë vendimtare për të ardhmen e Alexander Isak, i cili është gjithnjë e më afër kalimit si lojtari më i ri i Liverpool-it. Ky transferim pritet të jetë një nga më të mëdhenjtë në historinë e Premier League, pasi Neëcastle ka pranuar ofertën prej 150 milionë eurosh (130 milionë plus bonuse dhe klauzola) për sulmuesin suedez.
Magpies kishin refuzuar në fillim të muajit një ofertë prej 110 milionë eurosh, duke qëndruar të palëkundur në qëndrimin e tyre se lojtari 25-vjeçar do të largohej vetëm në kushte të caktuara, pavarësisht se ai ishte ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës.
Marrëdhënia mes Isak dhe klubit u përkeqësua vetëm pak muaj pas fitimit të trofeut të parë kombëtar pas 70 vitesh dhe pas kualifikimit në Champions League. Isak ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar, duke akuzuar klubin se nuk ka mbajtur premtimet për shitjen e tij. Në ditët e fundit, drejtues të Neëcastle kanë shkuar në shtëpinë e lojtarit për të negociuar një zgjidhje, por ai ka mbetur i vendosur për t’u larguar.

KOHA JONË SONDAZH

