Isco bën gati largimin nga Reali, Chelsea e pret “krahëhapur”
Isco Alarcon po mendon që të transferohet në Premier League që në muajin janar. Mesfushori i Realit nuk po arrin të tregojë vlerat e tij në dy sezonet e fundit. Spanjolli këtë sezon në 10 ndeshje në kampionat ka luajtur titullar në vetëm 5 prej tyre, ndërsa ka luajtur 3 herë edhe në Champions, pa shënuar qoftë një gol apo dhuruar asiste.
Duke parë situatën, e ardhmja e Iscos duket larg Madrdit. Sipas medieve britanike, Chelsea e ka përgatitur ofertën për spanjollin dhe lëvizja e tij mund të vijë që në Janar. Blutë, të cilët tashmë kanë të drejtë të hyjnë në merkato, do të parashtrojnë në tryezën e madrilenëve 50 milionë euro për të drejtat e mesfushorit me tipare sulmuese.
Tek londinezët Isco do të gjente hapësirat e duhura për të fituar vazhdimësinë. Aktivizimi i mundshëm te Chelsea mund t’i hapte edhe dyert e Kampionatit Europian me Spanjën.