Isco, Ceballos, Marcelo … Reali bën gati strategjinë për të rrëmbyer Mbappe-n
Real Madridi tashmë po përgatitet për operacionin “Mbappé”. Momenti i së vërtetës është afër. Strategjia e menduar duket se po funksionon. “Yllit” 22-vjeçar i përfundon kontrata me PSG-në në vitin 2022 dhe ende nuk ka sinjale rinovimi.
Në Madrid janë të sigurt se Mbappe do ta mbajë fjalën dhe do të presë … Në qershor, gjithçka do të varet nga negociatat me PSG-në. Klubi po llogarit të përfitojë nga 100 deri 150 milionë euro nga shitja e disa lojtarë verën e ardhshme. Ata janë Isco, Ceballos, Bale, Jovic, Marcelo dhe Brahim. Përveç kësaj, klubi pret që në sezonin e ardhshëm, me tifozët në stadiume, të ardhurat do të kthehen në nivelin e kërkuar dhe ato do të rriten në 800 milionë euro.
Çmimi i Mbappe-s është ende i panjohur. Gjithçka varet nga negociatat me PSG-së. Florentino Perez ka qenë shumë i kujdesshëm në marrëdhëniet me pronarët nga Katari, duke mos hezituar të bëjë një deklarata që mohojnë negociatat e pretenduara me Neymarin ose Mbappe-në në të kaluarën, pikërisht për të gjetur disponibilitetin e tyre kur të vijë koha e duhur. Momenti duket se ka ardhur. Reali shpreson të paguajë vetëm 150 milionë për kartonin Mbappé-së.