Ish-futbollisti boshnjak, drejtor sportiv i Bayern Munich: Do të jem për lojtarët 24 orë në ditë

Ish-futbollisti boshnjak, Hasan Salihamidzic, është caktuar drejtor sportiv i Bayern Munich, post i lënë vakant prej një viti, bëri të ditur të hënën klubi gjerman i futbollit.

Salihamidzi

Hasan Salihamidzic, 40 vjeç, ka nënshkruar një kontratë për tre vjet, duke zevendesuar Matthias Sammer, i cili u largua nga posti në korrik të 2016 për arsye shëndetësore.

Salihamidzic 2

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është caktuar në postin e Ambasadorit të klubit kampion të Gjermanisë në fuqi në shkurtin e kaluar.
“Ai do të qëndrojë me ne për tre vjet”, deklaroi drejtori i klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të jem aty për lojtarët 24 orë në ditë, 7 ditë në javë”, deklaroi Salihamidzic pas prezantimit në detyrën e re.

Ish-mesfushori boshnjak ka luajtur me klubin bavarez për nëntë sezone (1988-2007).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?