FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-kampioni olimpik në xhudo arrestohet për sulm seksual

Kampioni i dyfishtë olimpik në xhudo, Peter Seisenbacher, nga Austria, dje është arrestuar në Kiev të Ukrainës, lidhur me akuza për sulm seksual. Pak kohë pas arrestimit, një gjykatë në Austri ka kërkuar që Seisenbacher të ekstradohet.

Seisenbacher, 57 vjeçar nuk ishte paraqitur në fillim të procesit të tij në gjykatë më 19 dhjetor të vitit të kaluar, i akuzuar për sulm seksual kundër dy vajzave të reja, kur ishte trajner i tyre para disa viteve.

Prokurorët thanë se rasti kishte ndodhur në Vjenë në periudhën 1999 – 2004.

Swiss Digital Desktop Reklama

Femrat e kishin akuzuar atë në vitin 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me 10 vjet burgim.

Austriaku, Peter Seisenbacher, në vitin 1988 në Seul të Koresë Jugore u bë xhudisti i parë që i fitoi dy medalje të arta të nëjpasnjëshme në Lojërat Olimpike, pasi kishte fituar edhe në lojërat në Los Anxhelos, në vitin 1984./REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?