Ish-kapiteni i Rusisë godet me grushte dhe shkelma arbitrin (VIDEO)

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur së fundmi në Rusi. Roman Shirokov, ish-kapiten i Kombëtares së Rusisë ka dhunuar në mënyrë barbare arbitrin pasi ky i fundit nuk akordoi një penallti në favor të tij.

Episodi ndodhi në ligat e ulëta të futbollit në Rusi.39 vjeçari po priste të akordohej një penallti, por kur pa që arbitri kishte sinjalizuar vetëm për rivënie anësore e ka sulmuar grushte e shkelma duke e rrëzuar në tokë.

Shirokov pritet të marrë një dënim të rëndë nga federata ruse, teksa karriera në fushën e blertë mund të quhet e mbyllur për të.

SHKARKO APP