Ish-legjenda e Lazios: Strakosha si Handanovic, gjithmonë bën pritje të vështira
Thomas Strakosha do të ketë nesër një provë të vështirë ndaj yjeve të Juventusit, teksa do të provojë që të përsërisë paraqitjet fantastike të sezoneve të fundit. Portieri i kombëtares shqiptar, vlerësohet shumë nga figura të njohura të portës në Itali. Njëri prej tyre është edhe Luca Marchegiani, i cili është aktivizuar për 10 sezone te skuadra bardhekaltër. Në një mbrëmje dedikuar Dino Zoff, opinionisti aktual i “Sky Sport” lëshon fjalët më të mira për “gardianin” sonë.
“Strakosha është i ri dhe që bën pritje të mira. Në momentet më të rëndësishme të ndeshjes, ai është aty dhe nuk e kuptoj pse duhet të ketë dyshime në lidhje me të. Unë nga ai do të kërkoja vetëm pak më shumë prezencë në fushë pas 3 vitesh si titullar. Ndonjëherë pesha e portierit është e madhe duhet të ndihet edhe në lojë.
Zoff tha pak më parë ka thënë diçka inteligjente. Nëse ai do të ishte portieri i Interit, do të kishte të njëjtat vlerësime si Handanovic. Kur është e rëndësishme të bësh diçka të rëndësishme, një pritje të bukur dhe të vështirë, Strakosha është gjithmonë aty duke e bërë. Edhe unë mendoj si ai”, u shpreh Marchegiani. /Koha Jone/