Ish-mbrojtësi holandez: De Jong dukej sikur luante me 50 kg patate mbi shpinë!
Barcelona i dha lamtumirën mbrëmjen e djeshme Championsit pas një tjetër humbje 0-3 ndaj Bayernit. Ndër lojtarët më të kritikuar ishte mesfushori Frenkie De Jong.
“Ai luan futboll sikur të ketë 50 kg patate në shpinë”, është shprehur në një koment ish-mbrojtësi i Holandës Ron Vlaar. “Unë mendoj se për momentin ai është krejtësisht në një vend të gabuar. Ai mund të luajë ndryshe nëse do të jetë pjesë e Bayernit”, shtoi Vlaar.
De Jong nuk ka mundur të përshtatet me stilin e lojës së katalanasve pas ardhjes nga skuadra e Ajax-it ku ishte një nga më të mirë së bashku me De Ligt. Kriza e rezultateve mund të bëjë që holandezi pse jo të mendojë për një aventurë të re në verën e ardhshme. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

