Ish-mbrojtësi i Arsenalit: Duhet ta duartrokasim Brojën, ka fizik ekzemplar
Armando Broja është kthyer në një temë kryesore në Angli. Ish-mbrojtësi i Arsenal, Martin Keown, ka folur për sulmuesin Kombëtares pas barazimit ndaj Manchester United, ku Broja tregoi sërish aftësi të shkëlqyera në driblim.
“Duhet ta duartrokasim Armando Brojën, ritmin që ka. Më ka impresionuar vërtet te Southampton. Ka një fizik ekzemplar, arrin të fus topin atje ku Maguire nuk është në gjendje ta ndaloj.
Broja ka gjithçka i nevojitet. Ritmin është aty, shihni sesi arrin të fitojë një top. Kaq i shpejtë, i pëlqen loja një për një edhe pse ka kundërshtar pranë tij. Është një sulmues për t’u luajtur përballë ”, tha Keown.
KOHA JONË SONDAZH

