Ish-përgatitësi atletik i Ronaldos: Atleti më i kompletuar në botë, askush si ai!

Cristiano Ronaldo kaloi një muaj nëntor shumë të vështirë, duke mos gjetur rrugën e rrjetës me Juventusin, ndërkohë që nuk e priti aspak mirë as zëvendësimin në duelin ndaj Milanit. Ish-përgatitësi atletik i tij, Giovanni Mauri, i cili ka punuar me të te Real Madrid nga vitit 2013-2015, ka sqaruar situatën e portugezit.

 

“E njoh mirë atë, është një ‘motorr’. Më duket e çuditshme që disa njerëz e konsiderojnë një kampion si Ronaldo të mbaruar. Ata flasin në rrjete sociale. Nuk mund të flas pa rezultate, pasi janë përgatitësit atletikë të Juventusit që kanë të dhënat e formës së tij.

Ronaldo është shumë shpërthyes dhe kjo është një ndër pikat e tij më të forta dhe në momentin që ka një shqetësim që e pengon ndalet pak. Te Reali nuk ka patur një problem të ngjashëm. Askush nuk e njeh trupin e tij si ai. Ai është lojtari më i kompletuar në botë, më i miri. Vetëm Mbappe potencialin e tij fizik”, deklaroi Mauri.

 

 

SHKARKO APP