Ish portieri i Sampdorias bën namin në rrjetet sociale, shihet duke u dridhur në Turqi nga i ftohti (VIDEO)

Temperaturat në Stamboll në ditët e fundit kanë qenë shumë të ulëta, duke i bërë shumë të vështira dhe zhvillimin e ndeshjeve të futbollit. Pavarësisht shiut, erës dhe temperaturave shumë të ulëta, dueli mes  Karagumruk dhe Konyaspor u zhvillua.

Ish portieri i Sampdorias, Emiliano Viviano kaloi një duel shumë të vështirë. Italiani që luan për Karagumruk, është bërë viral për shkak të reagimit të tij ndaj klimës vërtet të vështirë.

Me ndeshjen që kërkoi kohët shtesë, lojtarëve iu desh të bënin sakrifica të mëdha nën shiun e vazhdueshëm dhe disa prej tyre, në një farë mënyre, e vuajtën shumë. Në minutën e 111-të, Viviano shihet duke u dridhur nga era e fortë dhe temperaturat shumë të ulëta. Vetë lojtari ka dashur të bëjë shaka me atë që ka përjetuar gjatë ndeshjes, duke publikuar disa histori të atij momenti në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Karagümrük Kalecisi Viviano Soğuktan Titriyor🥶 #survivor #galatasaray #süperlig #ziraattürkiyekupası

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?