Ish-presidenti i FIFA-s shtrohet në spital, por është jashtë rrezikut për jetën
Ish-presidenti i FIFA-s Josep Blater po kalon momente të vështira. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe së fundmi ai është shtruar në një spital në Zvicër, por gjithsesi rrezikun për jetën e ka kaluar. Blater kaloi para disa kohësh koronavirusin. Ai drejtoi futbollin botëror për 17 vite (1998-2015).
Ish-bankieri u shkarkua pas skandalit të pagesës prej 1.6 milionë paund ndaj presidentit të kohës të UEFA-s, Mishel Platini, i cili do të shërbente si konsulent. Edhe ky i fundit dha dorëheqjen pas këtij skandali. Blater është ndaluar nga FIFA që të marrë pjesë në aktivitetet futbollistike për 5 vite.