Ish-sulmuesi rikthehet te Partizani, prezantohet si drejtori i ri sportiv

Partizani me drejtor të ri sportiv. “Demat” kanë lajmëruar ditën e sotme afrimin e Elton Marinit në detyrën e re, i cili u prezantua nga presidenti Gazment Demi.

47-vjeçari ka luajtur tre sezone si sulmues me Partizanin (1995-1998).

Marini prej kohësh kryente rolin e menaxherit të lojtarëve, teksa është ai që solli Caleb Ekuban te Partizani në verën e vitit 2016, një nga sulmuesit më të mirë që ka luajtur në Superiore.

Swiss Digital Desktop Reklama

FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Elton Marinin i cili është zyrtarisht Drejtori Sportiv i të kuqve. Marini është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës. Ish lojtari i Partizanit dhe menaxher i suksesshëm Elton Marini rikthehet të jetë pjesë e familjes së kuqe tashmë në postin e Drejtorit Sportiv. Falë bashkëpunimit të hershëm me Elton Marinin pjesë e Partizanit ka qenë sulmuesi i njohur Kaleb Ekuban, dhe aktualisht sulmuesi Xhuliano Skuka. Me 16-të herë kampionët e Shqipërisë si lojtar Marini është aktivizuar përgjatë viteve 1995,1996, 1997 dhe 1998.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?