Ish-trajneri i kombëtares, Roland Avrami i shtruar në spital: Asnjëherë s’e kisha menduar!

Infektimit nga koronavirus në vendin tonë nuk i kanë shpëtuar as sportistët duke treguar se virusi është një sëmundje shumë tinëzare dhe me të nuk mund të bëhet shaka.

Një ndër 190 pacientët e shtruar në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi” është edhe ish-trajneri i kombëtares së basketbollit për meshkuj dhe i Tiranës, Roland Avrami.

Infektimin me covid, ish-sportisti i njohur thotë se edhe e kishte menduar, por jo shtrimin në spital. Në një prononcim për “Euronews Albania” nga spitali “Shefqet Ndroqi”, Avrami bën apel që të tregohet kujdes pasi mjafton frekuentimi i bareve dhe lokaleve pa maska dhe rreziku për t’u prekur rritet ndjeshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Asnjëherë se kisha menduar, unë madje rri gjithë ditën në kafe, tako njerëz hyjnë e dalin pa maska pa gjë, sesi erdhi nuk e mora vesh, paska qenë për t’u kaluar. Kam komunikuar me familjarët, jam në përmirësim siç thonë mjekët, po është vetëm fillimi”, deklaroi Avrami.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?