Ish-trajneri i Polonisë: Jemi favorit, por Shqipëria është e rrezikshme …

Pas shortit të playoff-it për Botërorin 2026, ish-trajneri i Polonisë, Jerzy Engel, është shprehur jashtëzakonisht optimist për shanset e polakëve ndaj Shqipërisë dhe më tej në rrugën drejt turneut që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Në gjysmëfinale, Polonia do të presë Shqipërinë, ndërsa nëse kalon, do të udhëtojë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë–Suedi.

Në një intervistë për TVPSPORT.PL, Engel tha se nuk ka asnjë dyshim për kualifikimin: “Nuk e marr fare parasysh mundësinë të mos shkojmë në Botëror. Që në fillim kam thënë se Polonia do të kualifikohet, dhe kësaj i qëndroj.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai vlerësoi se shorti ishte i favorshëm, duke shmangur sfida të vështira si Italia apo Turqia. “Suedi? Janë në krizë të thellë. Shqipëria është më e rrezikshme”

Swiss Digital Mobile Reklama

Engel, megjithatë, paralajmëroi se ndeshja ndaj Shqipërisë nuk duhet nënvlerësuar: “Shqipëria është skuadër me individë të fortë. E pamë këtë në Tiranë, ku humbëm nga supergola. Duhet seriozitet maksimal.”

Për Suedinë, ish-trajneri polak ishte edhe më kritik: “Suedi është në krizë të plotë. Ndryshe nga Norvegjia që u ringrit, ata nuk po gjejnë rrugën. Me ta është diferencë e madhe mes nesh.” /Rozalb Lika-Koha Jonë/

:Konferencja prasowa nt pucharu malego powstanca na Polonii

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?