Ish-trajneri i Zvezdës: Shqiptarët janë mashtruesa, ndaj tyre luani sikur të ishte Reali!
Milan Zivadinovic është shprehur se futbollistët e Tiranës do të provokojnë lojtarët e Crvena Zvezdës, pasi nuk kanë rrugë tjetër për të arritur qëllimin përfundimtar. Ish-trajneri i Zvezdës dhe i kombëtares serbe ka thënë se lojtarët duhet të interesohen vetëm për lojtarët dhe rezultatin, sipas tij provokimi do të jetë i madh.
“Zvezda është ekip shumë i madh për të gjitha klubet shqiptare. Kjo është arsyeja se përse nuk duhet të bëhen gabim. Po u them lojtarëve të Zvezdës që të mos sikletohen në Tiranë, të jenë të vetëdijshëm për stemën e shenjtë dhe fanellën që ata veshin. Ndaj Tiranës duhet të jetë aq e rëndësishme për ta, sikur të luanin kundër Real Madridit.
Kjo ndeshje është e vështirë psikologjikisht dhe duhet të jenë sikur po luajnë në finalen e Kupës së Botës. Provokimet janë pjesë e tyre. Kështu janë ata, gjithmonë kanë qenë provokatorë sepse e dinë që ne jemi të ndjeshëm.
Lojtarët e Zvezdës duhet të jenë të vëmendshëm dhe mos të bien si në Serbi-Shqipëri apo Zvicër-Serbi. Mund të ketë skena të pakëndshme atje, tifozët do bëjnë gjithçka për një organizim të veçantë. Ata njihen si mashtruesa, por do të jetë puna e UEFA-s më pas. Ndëshkimi më i madh për ta do të jetë që t’i mundim”, tha Zivadinovic për “Kurir”. /Koha Jone/