Ish-lojtari i Ukrainës, Shevchuk: Shqipëria shumë e fortë, Italia mezi e mundi

Ish-lojtari i Ukrainës, Vyacheslav Shevchuk, analizoi humbjen 1-2 ndaj Shqipërisë, teksa ka vlerësuar kuqezinjtë.

“Sigurisht që unë prisja më shumë nga ekipi ynë kundër Shqipërisë. Nuk e mendoja humbjen, por Shqipëria është një ekip vërtet shumë i mirë. Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë në kampionatet më të forta në Europë, një kundërshtar i vështirë. Rezultatet flasin për ta, për Silvinjon. Fituan grupin kualifikues, dolën në vendin e parë, para Cekisë dhe Polonisë.

Kanë lojtarë nga Serie A, nga La Liga. Në Europian Italia mezi fitojë kundër tyre, janë ekip i mirë, i organizuar dhe me shumë pasion. Ndonjëherë këto cilësi na mungojnë ne te Ukraina, por nuk duhet ta teprojmë me kritikat për trajnerin tonë pas kësaj humbje”, tha Shevchuk.

SHKARKO APP