Ishin pranë Botërorit, presidentja Vjosa Osmani dekoron përfaqësuesen e Kosovës në futboll

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka akorduar sot një dekoratë përfaqësueses dardane të futbollit, pavarësisht humbjes 0-1 nga Turqia të martën në mbrëmje në finalen play-off për kualifikim në Botërorin 2026.

Paçka humbjes, Osmani ka thënë se futbollistët e kanë veshur me krenari fanellën e Kosovës dhe i ka përgëzuar për rrugëtimin e tyre.

Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, trajneri i Kosovës, Franco Foda dhe futbollistët Vedat Muriqi e Valon Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2256 (78.1%)
Jo 631 (21.9%)

Vota totale: 2887