Ishte infektuar me koronavirus, del përgjigja për ish-futbollistin Florian Riza

Ish-futbollisti, Florian Riza, ka rezultuar negativ, pas testit të parë që ka bërë për COVID-19. Mësohet se prej disa ditësh, ai ndodhet i shtruar në spitalin Infektiv.

Gjendja e Rizajt ka ardhur në përmirësim nga dita në ditë, por atij do i duhet të qëndrojë sërish në karantinë, për të konfirmuar përfundimisht që e ka kaluar këtë situatë.

Riza punon në FSHF në sektorin e futbollit të femrave dhe para disa kohësh ishte pjesë e një seminari në Itali, ku dyshohet se mund të ketë marrë edhe virusin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?