Ishte planifikuar për në 24 mars, shtyhet ndeshja mes Skocisë dhe Ukrainës

Ndeshja mes Skocisë dhe Ukrainës, e vlefshme për play-off-in e Botërorit që do të luhet në Katar do të shtyhet.

Dy ekipet kombëtare duhej të përballen më 24 mars në Glasgow në Hampden Park, por Ukraina i ka kërkuar FIFA-s që të shtyjë ndeshjen për shkak të pushtimit që ka nisur Rusia.

Për pasojë do të shtyhet edhe finalja kundër Uellsit dhe Austrisë. Palët kërkojnë një datë të re për sfidën dhe qershori, koha kur Liga e Kombeve rikthehet në fushë, duket të jetë opsioni më i mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?