Ishte prekur nga koronavirusi, ndahet nga jeta trajneri i Flamurtarit

Trajneri i Flamurtarit në basketboll për femra, Viron Toska është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, pasi prej ditësh ishte duke u trajtuar nga koronavirusi, por nuk ia doli të fitojë betejën më të rëndësishme, atë me vdekjen.

Toska ishte shtruar në spital prej disa ditësh dhe së fundi gjendja ishte përkeqësuar, ndaj ishte vendosur në intubim, por nuk ia doli të rikuperojë dhe u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.

Viron Toska drejtonte prej vitesh skuadrën e Flamurtarit në basketboll për femra, duke arritur të fitojë edhe tituj të shumtë kampionë dhe duke shkruar historinë me këtë ekip.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?