Ishte prekur nga koronavirusi, por Matuidi thyen rekordin e Ronaldos

Cristiano Ronaldo nuk është i pathyeshëm. Rekordi i tij rezistoi vetëm për pak orë. Edhe pse të bësh më shumë se 142 pompa për muskujt e barkut duket një sfidë përtej mundësive njerëzore, një shok i skuadrës së CR7 tek Juventusi, që sapo është shëruar nga Koronavirusi, e mundi portugezin.

“Vëlla, më vrave! Herën tjetër do të vrapojmë”. Ky është mesazhi në postimin e Blaise Matuidi, që në përfundim të sfidës, dukej shumë i lodhur, por shumë i lumtur.

Francezi, siç e dëshmojnë dhe pamjet, ka mundur të bëjë 144 pompa për 45 sekonda, pra dy më shumë se CR7. Pak ditë më parë, bashkëshortja e tij, Isabelle, kishte lajmëruar se rezultati i testit të Koronavirusit kishte dalë negativ, megjithatë do t’i duhet të qëndrojë edhe 2 javë të tjera në izolim.

 

View this post on Instagram

 

@cristiano, you killed me bro ??‍♂ Next time we run ! #Playinside #Livingroomcup #144 ?

A post shared by Blaise Matuidi Officiel (@blaisematuidiofficiel) on

SHKARKO APP