Ismajli: D’Aversa zgjedhja e duhur për Torinon, e njoh shumë mirë

Pas ndryshimit në pankinë te Torino, ku klubi vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Marco Baroni dhe t’i besojë drejtimin teknik Roberto D’Aversa, mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardian Ismajli ka vlerësuar në maksimum trajnerin e ri të skuadrës.
Futbollisti kuqezi u shpreh se ardhja e D’Aversës ka sjellë menjëherë një ndryshim pozitiv në skuadër, veçanërisht në aspektin psikologjik dhe në mënyrën se si ekipi i qaset ndeshjeve.
Sipas Ismajlit, tekniku italian ka rikthyer vetëbesimin te lojtarët dhe ka ndërtuar një mentalitet më luftarak brenda grupit.
“Që në momentin kur D’Aversa mbërriti, ai solli sërish vetëbesimin dhe mentalitetin, vullnetin për të mos u dorëzuar kurrë. Kemi punuar bashkë për një vit e gjysmë dhe marrëdhënia jonë është shumë e mirë”, u shpreh mbrojtësi shqiptar.
Ismajli theksoi gjithashtu se trajneri i ri ka komunikuar individualisht me çdo lojtar të skuadrës për të kuptuar më mirë situatën dhe për të ndërtuar një frymë të re në ekip.
KOHA JONË SONDAZH

