Ismajli del lojtar i lirë në merkato: Nuk është një lamtumirë

Ardian Ismajli nga sot është një lojtar i lirë në merkato. Mbrojtësit të Kombëtares i skadon kontrata më Empolin dhe palët nuk do të rinovojnë.

Kjo u bë e ditur nga vetë Ismajli, nëpërmjet një postimi në profilin e tij, ku i falenderon të gjithë për ato që ka kaluar në katër vite, ndërsa shkruan se nuk është lamtumirë, por një përshëndetje.

“Të dashur njerëz të Empolit, pas katër vitesh udhëtimi im mbaron këtu. Në këto katër vite që nga dita e parë u ndjeva si në shtëpi ku u rrita si lojtar dhe akoma më shumë si person.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falënderoj presidentin Fabrizio Corsi, zëvendëspresidenten Rebecca Corsi, të gjithë punonjësit, tifozët, qytetin dhe të gjithë shokët e ekipit. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një përshëndetje”, shkruan Ismajli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?