Ismajli: Dominuam kundërshtarin, e merituam fitoren!
Ardian Ismajli, kapiten në takimin Gjeorgji-Shqipëri e cilësoi si fitore tw merituar suksesin minimal 1-0 nw Tbilisi.
“Ndeshjen me Çekinë e kemi harruar në momentin që kemi shkuar në hotel dhe kemi menduar direkte për Gjeorgjinë. Kemi dominuar kundërshtarin. Besoj që e kemi merituar dhe e kemi dominuar kundërshtarin. Erdhëm për atë që deshëm dhe po kthehemi në shtëpi të motivuar për ndeshjet e Nëntorit”, tha mbrojtësi i Kombëtares.
Me 6 pikët që ka tanimë Shqipëria, për Ismajlin gjithçka është e hapur.
“Ata edhe me një barazim ishin të lumtur, sepse kishin 6 pikë dhe do iknin me 7. Ndërsa ne kishim 4. Tani jemi në një grup… ta shohim sesi do të mbarojë Çekia me Ukrainën, por të paktën 3 ekipe jemi me 6 pikë dhe gjithçka është e hapur në Nëntor, ku do jemi krah publikut tonë të zjarrtë që gjithmonë nga ka mbështetur. Besoj që do të jemi më të motivuar se kurrë do ia dalim ishalla”.