Ismajli firmos për katër sezone me ekipin e Empolit

Ardian Ismajli ndryshon skuadër por jo kampionat. Pas një sezoni shumë pozitiv me Spezian në elitën e futbollit italian, mbrojtësi i kombëtares shqiptare është transferuar zyrtarisht te Empoli skuadër e sapongjitur në Serie A.

Empoli e ka blerë në mënyrë përfundimtare kartonin e mbrojtësit shqiptar i cili ka firmosur për 4 vite deri në 30 qershor të 2025-ës. Shifrat e këtij transferimi nuk bëhen të ditura nga ana e dy klubeve por në të njëjtën kohë nga Empoli te Spezia janë transferuar dy futbollistë greku Dimitrios Nikolaou dhe Samuel Mraz.

Verën e kaluar Ismajli u transferua nga Hajduku i Splitit te Spezia për 2,2 milionë euro. 24-vjeçari kontribuoi në qëndrimin e Spezias në Serie A teksa u aktivizua në 17 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol.

Zyrtare: Ardian Ismajli prezantohet te Empoli - Lajmet e fundit - Zëri

 

SHKARKO APP