Ismajli gjithnjë e më pranë Napolit, Lazio heq dorë prej tij
Lazio së fundmi ka hequr dorë nga objektivi për të transferuar Ardjan Ismajlin. Sipas “Il Messaggero”, klubi bardhekaltër është tërhequr nga blerja e Ismajlit në këtë sesion të merkatos.
Kishte një interesim serioz për mbrojtësin e Empolit gjatë javët e fundit, por Ismajli nuk mund të regjistrohet nëse Lazio nuk bën shitje për shkak të rregullores.
Kjo lëvizje mund të jetë e përkohshme, të paktën deri në verën e ardhshme. Lojtari do të përfundojë kontratë me Empolin në fund të sezonit dhe mund të përfaqësojë një mundësi joshëse për një transferim me parametër zero në muajt e ardhshëm.
Napoli është skuadra më e favorizuar, edhe për vetë faktin e në mediat italiane është përfolur për një akord paraprak mes palëve.