Ismajli luan me maskë te Empoli, në të janë flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës

Ardian Ismajli ka luajtur sot me Empolin në transfertën ndaj Parmës, që u mbyll në barazim 1-1. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është detyruar të vendosë maskë për shkak të një dëmtimi që ka pësuar.

Bie në sy se ndodhen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovë. Kujtojmë ndërkohë se Ismajli është mjaft i përfolur në Itali për një largim nga Empoli.

28-vjeçarit i përfundon kontrata në fundin e sezonit dhe skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij janë Interi dhe Juventusi.

 

SHKARKO APP