Ismajli në dyshim për ndeshjen ndaj Lecces së Ramadanit dhe Berishës

Ardian Ismajli është në dyshim të madh për ndeshjen që Torino do të zhvillojë të dielën kundër Lecce-s së Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës.
Mbrojtësi shqiptar ende nuk është rikuperuar plotësisht nga problemi muskulor që e mbajti jashtë takimit të fundit ndaj Comos dhe edhe në seancën stërvitore të ditës së djeshme punoi veçmas grupit.
Vendimi final për aktivizimin e tij pritet të merret pas dy seancave të fundit stërvitore, të cilat Torino do t’i zhvillojë përpara nisjes drejt jugut të Italisë, ku i pret sfida ndaj verdhekuqve.
Deri tani, Ismajli ka luajtur tetë ndeshje me fanellën granata, duke regjistruar edhe një asist.
KOHA JONË SONDAZH

