Ndeshja Itali-Spanjë me 13 mijë tifozë në stadium
Itali-Spanjë është një sfidë klasike e Kampionatit Europian. Përballja mes tyre është e shtatë, ndërkohë e katërta herë me radhë që Europiani rezervon një duel të tillë në fazën me eliminim direkt. Për herë të fundit të “axurrët” dhe “La Furia Roha” u përplasën në 1/8 e Euro 2016, kohë kur Italia bënte surprizën dhe kualifikohej me golat e Giorgio Chiellini-t dhe Graziano Pele.
13 mijë tifozë do të mund të ndjekin gjysmëfinalen e parë të kampionatit Europian mes Italisë dhe Spanjës në Wembley. UEFA ka bërë me dije se tifozeritë e të dyja skuadrave nuk do të kenë në dispozicion më shumë se 6400 bileta secila për shkak të kufizimeve sa i përket aktiviteteve ndërkombëtare në Britaninë e Madhe.
Në ndeshjen që vlen finalen e Euro 2020, do të jenë prezent vetëm ata italianë apo spanjollë që jetojnë në ishull ndërkohë që Wembly do të jetë i hapur për 60 mijë britanikë, thënë ndryshe, do të shfrytëzohet deri në 75% e kapacitetit.