Italia bën gati për rinisjen e futbollit me 1400 tamponë për Covid-19

Italia po bën gati planin për të rifilluar seancat stërvitore për të luajtur më pas pjesën e mbetur të këtij sezoni. Baza e gjithçkaje është protokolli i mjekëve, i cili përcakton rregulla dhe masa paraprake për të shmangur virusin.

Megjithatë, kjo nis me diçka që mund ta bllokojë ende pa filluar këtë fazë. Sportmediaset shkruan se është llogaritur që për të kryer testet të gjithë lojtarët dhe stafi nevojiten të paktën 1400 tamponë.

Por duke parë vështirësinë për të siguruar një numër të tillë tamponësh, kur ato mund të shërbejnë më shumë për bluzat e bardha që janë në vijën e parë apo për qytetarët në rrezik, atëherë nisja e stërvitjes më 4 maj vështirësohet shumë. Për të mos përmendur më tej faktin që kontrolli duhet të jetë sistematik, një herë në javë.

SHKARKO APP