Italia fillon të humbasë “pjesët”, Immobile largohet nga grumbullimi

Ciro Immobile është larguar nga grumbullimi i Italisë për shkak të një dëmtimi. Pas vizitave mjekësore që sulmuesi zhvilloi, rezultoi se ka një dëmtim muskulor në pjesën e shputës, në këmbën e majtë.

Kështu, Mancini do të duhet të bëjë pa kapitenin e Lazios në dy ndeshjet e radhës kundër Zvicrës dhe Irlandës së Veriut. Për të zëvendësuar Immobilen, Mancini ka thirrur sulmuesin e Sassuolo, Gianluca Scamacca.

Nicolo Barella dhe Giorgio Chiellini gjithashtu nuk janë paraqitur në stërvitje dhe janë në dyshim për të qenë gati për dy ndeshjet e “axurrëve”, situata e tyre do të monitorohet ditë pas dite.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?