Italia humbet dhe Chiellinin, Itali-Zvicër pa shumë prej yjeve
Italia po përballet me mungesat nga dëmtimet në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Zvicrës. Pas Ciro Immobile, Pellegrini dhe Zaniolo, Italia humbet edhe kapitenin Giorgio Chiellini. Kapiteni i të kaltërve nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës, për ndeshjen që do të luhet në Olimpico ndaj helvetëve.
Mbrojtësi i Juventusit ishte në dyshim që prej nisjes së grumbullimit. Ai zhvilloi stërvitje të diferencuar së bashku me Barellan, por nuk ia doli.
Në total janë 12 futbollistë të konfirmuar që mungojnë në sfidën e kësaj të premteje, pasi te Zvicra janë të padisponueshëm Xhaka, Seferovic dhe Embolo.
KOHA JONË SONDAZH

