Italia në izolim total, legjenda Vieri detyrohet të bëjë punët e shtëpisë, gruaja i nxjerr fotot
Ish-sulmuesi i Interit, Christian Vieri, e ka humbur “luftën” me partneren e tij Costanza sa i takon punëve të shtëpisë. E gjithë Italia është në izolim pas shpalljes si zonë e kuqe për shkak të Koronavirusit.
Vieri dhe gruaja e tij janë izoluar në shtëpi, por kanë qenë aktivë në rrjetet sociale. Partnerja e tij, Costanza Caracciolo, ka publikuar shumë foto të Vierit në profilin e saj zyrtar, ku ndiqet nga më shumë se 1 milion fansa.
Caracciolo, e cila pret të sjellë në jetë një fëmijë dhe së bashku me Vierin, vazhdojnë të jenë të izoluar në shtëpi, dhe duket se gjendja e saj shëndetësore ka bërë që ish-sulmuesi të përveshë mëngët.