Italia “paralizon” sportin në nder të Papës

Në Itali nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje futbolli që ishte parashikuar për sot, mes të cilave edhe 4 ndeshje të Serisë A. Vendimi vjen pas lajmit për ndarjen nga jeta të Papës.

Torino-Udinese, Cagliari-Fiorentina, Genoa-Lazio dhe Parma-Juventus janë shtyrë për një datë tjetër, që mbetet për t’u caktuar. Seria B ka shtyrë të gjithë javën e 34-t që ishte parashikuar për sot.

Janë shtyrë edhe ndeshjet e kampionateve të të rinjve. Sa i përket ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Italisë (Inter-Milan dhe Bologna-Empoli), të programuara respektivisht të mërkurën dhe të enjten, do të luhen rregullisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komiteti Olimpik Italian ka vendosur të anulojë çdo aktivitet sportiv të parashikuar për ditën e sotme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?