Italia zbulon listën e lojtarëve për ndeshjet vendimtare për Kupën e Botës

Kombëtarja italiane në fazën play-off shansin e fundit për një biletë drejt Katarit, për Kupën e Botës 2022. Fillimisht Të Kaltrit do të sfidojnë Maqedoninë e Veriut, më të cilën do të përballet në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo, të enjten 24 mars në orën 20:45 dhe nëse do të ketë sukses, do të ketë sfidën e fundit, atë kundër fituesit Portugali-Turqi, që do të luhet të martën, 29 mars.

Trajneri Roberto Mancini ka grumbulluar 33 lojtarë. Grupi përfshin mbrojtësin e Lazios, Luiz Felipe dhe sulmuesin e Cagliarit, Joao Pedro, të dy të grumbulluar për herë të parë në kombëtare.

Manuel Locatelli, edhe pse është në listën e të grumbulluarve, për momentin është i infektuar me Covid-19 dhe nuk dihet nëse do ta kalojë deri kur të luhen ndeshjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista me lojtarët e grumbulluar nga Italia:

Swiss Digital Mobile Reklama

Portierë: Alessio Cragno, Gianluigi Donnarumma, Pierluigi Gollini, Salvatore Sirigu;

Mbrojtës: Francesco Acerbi, Alessandro Bastoni, Cristiano Biraghi, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Giovanni Di Lorenzo, Emerson Palmieri, Alessandro Florenzi, Luiz Felipe, Gianluca Mancini;

Mesfushorët: Nicolo Barella, Bryan Cristante, Jorginho, Manuel Locatelli , Lorenzo Pellegrini, Matteo Pessina, Stefano Sensi, Sandro Tonali, Marco Verratti;

Sulmues: Andrea Belotti, Domenico Berardi, Ciro Immobile, Lorenzo Insigne, Joao Pedro, Matteo Politano, Giacomo Raspadori, Gianluca Scamacca (S) Zaçagni, Nicolo Zaniolo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?