Italianët të çmendur pas futbollit/ Edhe në kohë pandemie në Twitter folën më shumë për sport
Skuadra e vlerësimit të komenteve të Twitter në 2020 ka publikuar të dhënat për skuadrat më të komentuara në Itali.
Nga argëtimi te politika, nga sporti te lajmet dhe, këtë vit, te urgjenca shëndetësore, Twitter mbetet rrjeti social i preferuar për njerëzit që të komentojnë dhe të marrin pjesë në biseda publike dhe të bashkëveprojnë me komunitetet në të gjithë botën.
Të dhënat i referohen periudhës 1 janar 2020 – 29 nëntor 2020. Edhe këtë vit, megjithë ndërprerjet sportive për shkak të pandemisë, sporti është një nga temat e preferuara të italianëve në Twitter.
Bota e futbollit renditet gjithmonë e para. Në Itali, skuadrat më të komentuara janë: Juventusi, i ndjekur nga Interi, Napoli, Milani, Roma, Lazio, Atalanta, Fiorentina, Sampdoria dhe Torino.
Duke analizuar vetëm fushën e futbollit, në radhët e para gjejmë skuadra italiane, si dhe përfshirjen e Barcelonës, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid si skuadra të huaja ndër më të komentuarat në Twitter në Itali.
1. Juventus FC
2. Inter
3. SSC Napoli
4. AC Milan
5. AS Roma
6. SS Lazio
7. FC Barcelona
8. Atalanta BC
9. ACF Fiorentina
10. Paris Saint-Germain
11. Real Madrid CF
12. UC Sampdoria
13. Atletico Madrid
14. Manchester United
15. Torino FC
16. Manchester City
17. Cagliari Calcio
18. Udinese Calcio
19. Liverpool FC
20. Genoa CFC