Italiani Ernestino Ramella, zyrtarisht trajner i Flamurtarit!

Ramella është prezantuar trajneri i ri i ekipit, ndërsa në krah të tij si asistent do të jetë Paolo Doto, 56 vjeç, i cili ka qenë bashkë-lojtar me Ramella-n, te Varese. Ramella si futbollist ka pasur eksperienca në ekipe si Triestina, Casertana, Barletta, Latina, Ternana dhe Riccione, kryesisht në Serinë B, C1 dhe C2 italiane. Ai la futbollin në vitin 1991, për tu bërë trajner, duke pasur eksperienca të ndryshme në kategoritë e ulëta italiane. Prej ditës së sotme, stafi italian me në krye Ramella merr drejtimin e Flamurtarit, për ta udhëhequr drejt objektivit të titullit kampion. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?