Iu mor dje tamponi për coronavirus, sot Mbappe grumbullohet nga PSG-ja
Kylian Mbappe mori pjesë rregullisht në seancën e stërvitore të Paris Saint-Germain këtë mëngjes dhe u thirr nga trajneri Tuchel për ndeshjen e Champions League kundër Borussia Dortmund që do të luhet sonte në mbremje.
Sulmuesi francez iu nënshtrua një tamponi për coronavirus, i cili fatmirësisht rezultoi negativ. Mbappe mungoi në dy seancat e fundit stërvitore për shkak të dhimbjeve të shumta të futit, që kishin alarmuar stafin e PSG.
Gjithsesi më e keqja ka kaluar dhe tashmë ai do të përqendrohet në fushë për të ndihmuar ekipin e tij që të përmbysë Dortmundin. /R.Lika-Koha Jone/