Ivan Rakitic drejt largimit. Valverde i kërkon të qëndrojë
Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde ka përgënjeshtruar edhe një herë spekulimet për afrimin e Neymar duke e konsideruar një kapitull të mbyllur. Braziliani mendohet të jetë në qendër të vëmendjes të Realit dhe Barçës por për Valverden jo.
“E gjitha është thjeshtë një hamendësim. Fakti që ai është ende pjesë e një skuadre tjetër nuk ka vend për diskutim. Unë jam i fokusuar tek grupi im dhe jam shumë i lumtur për afrimet e reja”.
Një emër shumë i rëndësishëm për katalanasit është Ivan Rakitic i cili është përfolur për një largim që në fillim të verës. Për mesfushën e Barcelonës do të ishte goditje e rëndë ndaj Valverde kërkon ta bind lojtarin të qendrojë.
“Për mua dhe skuadrën, Rakitic është esencial dhe i pazëvendësueshëm dhe gjithmonë do të jetë pjesë e planeve të mia. Puna e atij është këtu. Nuk jam i sigurt nëse do të largohet por kam besim tek ai se do të bëjë zgjedhjen e duhur”.
Nëse Rakitic largohet në vendin e tij do të jetë Frankie de Jong por do t’i duhej kohë për tu përshtatur dhe të luajë në të njëjtin nivel si kroati.