Izmir Smajlaj shpallet i pafajshëm, bien akuzat për manipulim të rezultatit

Izmir Smajlaj është shpallur i pafajshëm për rastin e dyshuar për manipulim të rezultatit të një gare të zhvilluar në Tiranë në vitin 2021.

Është rrëzuar akuza e Njësisë së Integritetit të Atletikës në drejtim të atletit të kërcimit të gjati, pasi nuk ka shkelur asnjë asnjë dispozitë të Kodit të Sjelljes së Integritetit. Vendimi është marrë nga Gjykata e Arbitrazhit në Francë që ka dëgjuar palët. Kjo bën që Smajlaj të ketë mundësinë t’i kthehet aktivitetit normalisht.

Njësia e Integritetit të Atletikës e pezulloi përkohësisht Izmir Smajlajn më 9 Dhjetor të vitit të kaluar, por sportisti shqiptar, kampion Europe në salla të mbyllura në vitin 2017 nuk e pranoi akuzën, duke kërkuar ta ndjekë në rrugë ligjore.

SHKARKO APP