Izraeli shokon Shqipërinë e Rejës, fiton me përmbysje në Tiranë (VIDEO)

Shqipëria bën një hap të madh të gabuar në shtëpi duke pësuar një humbje 1-2 ndaj Izraelit. Skuadra e Rejës nuk mundi të administronte fitoren e pjesës së parë, duke u shthurur në pjesën e dytë.

Armando Broja do të zhbllokonte shifrat në fundin e pjesës së parë. Ivan Balliu pengohet brenda zonës dhe për arbitrin nuk kishte dyshime. Nga pika e bardhë Broja tregohet i saktë.

Pjesa e dytë do të ishte një makth i vërtet për mbrojtjen kuqezi. Manor Solomon në harkun e disa minutave e dërgoi topin dy herë në rrjetë, teksa Gjimshiti dhe Ismajli gabojnë shumë në prapavijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj humbje vijojmë të mbetemi në kuotën e vetëm 1 pike pas dy ndeshjesh. Nga ekipi shqiptar vetëm Broja ishte në formë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?