Izraeli shokon Shqipërinë, shënon dhe golin e dytë (VIDEO)
Shqipëria humbet 1-2 me Izraelin. Nga 1-0 në pjesën e parë, ekipi shqiptar humb në 1-2.
Në minutën e 57-të barazuan izraelitët. Izraeli përfiton nga momenti i vështirë i kuqezinjve, duke shënuar dhe golin e dytë. Manor Solomon është në vendin dhe në momentin e duhur në minutën e 73-të duke shënuar pas një aksioni të gjatë.
Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi talenti Armando Broja në minutën e 45 të pjesës së parë, me penallti.
Pra në pjesën e dytë Izraeli shënoi dy gola.
Luajtën shumë mirë në pjesën e parë, por ishin në gjumë në pjesën e dytë.
KOHA JONË SONDAZH

