Ja koefiçentët e pretendentëve për “Euro 2016”, ndarja sipas vazove
Shqipëria ka koefiçentin më të ulët sa i takon pretendentëve për fitoren e Kampionatit Europian “Francë 2016”.
Sipas kompanive më prestigjoze të basteve, koefiçenti i vendosur për kuqezinjtë është 150, teksa Gjermania e Franca janë dy skuadrat më favorite të kompanive të basteve, qe e kanë koefiçentin 4.
Sipas kompanive të basteve, pas Gjermanisë e Francës, vjen Spanja me koefiçent 6.5. Më pas Beligjika me 10, Anglia 11, Italia 12, Portugalia 20, Kroaci 30, Austria 40, Poloni e Uells 50, Rusi-Zvicër-Çeki e Islandë nga 75, Turqi 80, Zvicër 100, Rumani 100, Sllovaki 100 dhe më pas Shqipëria dhe skuadrat e tjera të mbetura 150.
Ndërkaq, UEFA mbrëmë ka përcaktuar se Shqipëria do të jetë në vazon e katërt gjatë shortit të 12 dhjetorit
Vazo 1: Spanjë, Angli, Gjermani, Portugali, Belgjikë
Vazo 2: Itali, Rusi, Zvicër, Austri, Kroaci, (E papërcaktuar)
Vazo 3: E papërcaktuar…
Vazo 4: Islandë, Uells, Shqipëri, Irlandë e Veriut, (E papërcaktuar), (E papërcaktuar).
KOHA JONË SONDAZH

