Ja kush do ta drejtojë superndeshjen Gjermani-Francë

Italiani Nicola Rizzoli, që ka drejtuar finalen e Kupës se botës në 2014 në Brazil, do të gjykojë gjysmëfinalen e Euro-2016 mes Gjermanisë dhe Francës, takim ky që luhet sonte në Marseille, ka bërë të ditur UEFA.

Rizzoli ka drejtuar Francën në 1/8 e finaleve ndaj Irlandës në Lyon, që është fituar nga djemtë e Didier Deschamps 2- 1.

Italiani ka penalizuar një faull te Paul Pogba, ka akorduar një 11-metersh pas një minute loje dhe ka dhënë një karton të kuq ndaj irlandezit Shane Duffy në minutën e 66-të për një ndërhyrje të ashpër të mbrojtësit ndaj Antoine Griezmann.

Në arkivin e tij, Rizzoli ka veç finales së Botërorit brazilian mes Gjermanisë dhe Argjentinës para dy vjetësh, edhe një finale të Ligës së Kampioneve në 2013, te fituar nga Bayern Munich ndaj Borussia Dortmund (2-1).

SHKARKO APP