Ja sa do t’i kushtojë Juventusit shkarkimi i Motta-s

Juventusi vendosi të shkarkojë trajnerin Thiago Motta dhe në vendin e tij u emërua një “ish” i bardhezinjve, si Igor Tudor. Vendimi i “Zonjës së Vjetër” për të shkarkuar Mottën ishte i menjëhershëm, pa pritur ndeshjen ndaj Genoas në kampionat.

Ky largimi trajnerit para kohe, do të ketë edhe kosto financiare. Në verë, palët firmosën një kontratë deri në verën e vitit 2027, nga e cila Motta do të përfitonte një pagë prej 4 milionë eurosh.

Sipas llogaritjeve, shkarkimi i trajnerit dhe stafit të tij teknik, do i kushtojnë 20 milionë euro arkave të Juventusit. Kualifikimi në Champions, nga i cili do arkëtoheshin 50 milionë Euro, mund të ishte një ngushëllim për Juventusin.

Juventusi shkarkon Motta-n dhe humb 20 milionë euro, emëron Tudor

SHKARKO APP